Metin Mehja, 23-vjecari i arrestuar për plagosjen e dy vëllezërve në Elbasan është djali i Agron Kamer Mehja. Babë e bir janë mes 66 personave që po hetohen nga prokuroria për pasurinë e tyre.
Emri i Agronit është përmendur edhe nga një denoncim që ka publikuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se rezulton të jetë pjesë e bandës së Qazim Sejdinit dhe akuzohet për organizatë kriminale, prostitucion dhe trafik droge.
Ndër të tjerë është pjesë e listës se 15 familjeve më të fuqishme në qytetin e Elbasanit.
Metin Mehja, së bashku me 6 të rinj të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë konfliktuar me vëllezërit Erand dhe Egis Bekteshi duke i goditur me sende të forta brenda ambienteve të një lokali.
Për pasojë, dy vëllezërit që rezultojnë me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, përfunduan në spital për të marrë trajtim mjekësor dher ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas sherrit në lokal, vëllezërit kanë tentuar të largohen, por autorët i kanë kapur duke vazhduar me goditjen ndaj tyre dhe kur i janë drejtuar mjetit tip Ford Focus, i kanë thyer xhamat.
Burime bëjnë me dije se sherri mes tyre është e lidhur me një konflikt që nisi 9 muaj më parë, më 26 shkurt të këtij viti. Po në lagjen “Haxhias”, gjatë një konflikti për motive të dobëta u qëllua asokohe shtetasi Erand Bekteshi, pa pasoja për jetën. Policia arriti të identifikojë autorët, ndërsa njëri prej tyre, 25 vjecari Rafael Greca u arrestuar më 23 shtator të këtij viti ndërsa mbetet në kërkim miku i tij E.T.
Më 26 shkurt kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur Erand Bekteshi i ka gërvishtur automjetin pas një konflikti mes tyre dhe ata iu përgjigjën me të shtëna armësh. Duket se konfliktet mes dy grupeve vijojnë të jenë ekzistuese, duke risjellë në vëmendje episode të dhunshme dhe thyerje mjetesh.(A.M/Faxweb.al)