Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Athinë pasi janë kapur me 20 kg marijuanë. Shqiptarët, përkatësisht të moshës 18, 33 dhe 43vjeç janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në Koridhalo.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19 kg 983 gram marijuanë, 3 peshore, 250 euro, 8 celulare, 13 çelesa apartamentesh, shenime për shitblerje droge.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post