Modelja dhe velina e “Xing me Ermalin”, Belinda është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media. Belinda fillimisht u bë e njohur nga “Miss Universe Albania” ku arriti të kualifikohej deri në finale e më pas famën e madhe e mori në debutimin e saj të parë si velinë në “Xing me Ermalin”.
Belinda ishte e ftuar sot tek “Sfida e gatimit”, ku gjatë emisionit zbuloi se ajo ka një talent që nuk e ka treguar më parë.
Belinda është edhe piktore, një pasion ky të cilin e ka lënë pak pas dore, por në të ardhmen planifikon t’i rikthehet sërish.
“Është e vërtet, pikturoj, por e kam lënë pas dore dhe kam bërë gabim. Pikturoj portrete, telajo me ngjyra, peisazhe, nuk mund të përcaktoj një stil se i bëj të gjitha. Kam që 3 vjeç që pikturoj. E kam pasion dhe do i rikthehem”, u shpreh Belinda.
Discussion about this post