Një aferë e lidhur me trafikun e drogës përfshiu në mënyrë të pavullnetshme Frank Lampard. Ish-trajneri i Chelseat mbeti pa fjalë kur mësoi se një foto e tij e vjetër ishte përdorur si etiketë në paketimin e disa produkteve të ndaluara të sekuestruara në Australi ditët e fundit.
Çdo paketë përmbante një imazh të anglezit që daton që nga viti 2017, kur ai shpalli lamtumirën e tij nga futbolli në Stamford Bridge.
Policia australiane ka sekuestruar 95 kilogramë metamfetaminë, një drogë sintetike, në Los Angeles dhe Sydney, me një vlerë totale mbi 45 milionë euro. Tregtari i dyshuar i drogës, i cili mund të jetë një tifoz i Chelseat, është arrestuar nga autoritetet.
I pyetur nga The Sun, Lampard padyshim u shfaq i habitur: “Çfarë mund të them për këtë? Nuk di asgjë për këtë, nuk di as çfarë të them, të jem i sinqertë. Unë fjalë për fjalë nuk kam asnjë koment për të bërë për këtë ngjarje.”