Një 25-vjeçare ka habitur jo pak njerëz me kërkesën e saj ndaj të dashurit që në marrëdhënien e tyre të shtohet edhe një femër tjetër. Teksa shumë vajza janë xheloze ndaj meshkujve që kanë në krah, 25-vjeçarja Prisila Soares nuk e ka aspak problem që ta ndajë të dashurin 26-vjeçar edhe me një femër tjetër.
Gjithçka nisi kur partneri i saj i tregoi hapur se gjatë udhëtimeve të shumta që kryente, nuk mund t’i qëndronte besnik. Në këtë moment, Prisila i propozoi atij që në marrëdhënien e tyre të shtonin edhe Pamela Dejesus.
Pamela është pjesë e familjes që nga shkurti i 2019 dhe ata e kalojnë kohën duke udhëtuar në të gjithë botën. Prisila Soares shprehet se nëse prindërit e saj e mësojnë që po bën jetë poligamie, atëherë e mohojnë vajzë.
(M. I./ Faxweb.al)