Edhe pse kanë kaluar 10 vite që nga “Big Brother 1”, ish-banorja Noçja vazhdon të mbahet mend akoma pasi asokohe shkaktoi bujë. Prej disa kohësh Najada Konomi i është përkushtuar pasionit të saj pikturës ndërsa sa i përket jetës private së shpejti ajo do të bëhet nënë.
Ish-banorja ka pozuar sot me barkun e rrumbullakosur dhe zbulon se do të bëhet nënë e një vajze.
“Bija ime ti më jep arsye të buzëqesh çdo ditë”, shkruan Najada.
Në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua se ish-banorja ishte martuar në fshehtësi.
Najada e ka prezantuar partnerin disa muaj më parë me një foto të postuar në Instagram ku çifti shfaqeshin duke u puthur.
Discussion about this post