Ndërsa Rudina Hajdari mban prej një muaj pezull vendimin për të djegur mandatin e deputetes, Kiri Hajdari, djali i Azemit ka qenë sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.
Faxweb.al sjell më poshtë foton e djalit të Hajdarit në protestën para Kuvendit, ku shihet duke qëndruar shumë pranë kryedemokratit Lulzim Basha.
Në fjalën e mbajtur pranë protestuesve Kiri u shpreh se ëndrra e babait të tij ishte liria e të gjithë shqiptarëve.
“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!”, ka thërritur në protestë Hajdari.
Kujtojmë se pak ditë më parë Rudina Hajdari u ankua për faktin se mund të përjashtohet nga PD-ja edhe te ndërkombëtarët. (LEXO KETU)
Nuk dihet se çfarë e bën Rudinën që të ketë një qëndrim të ndryshëm nga i vëllai i saj, po në media është hedhur dhe teza e Vetingut të së ëmës, e cila është gjyqtare prej vitesh në Gjykatën e Apelit.
(E.K/FAXWEB.AL)