Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit ditën e djeshme, dha lajmin se dorëzon mandatin, për t’i hapur rrugë drejtësisë dhe përballjes me të vërtetën.
Ashtu si edhe më parë ndër emrat që ai etiketoi si e keqja e vendit ishte edhe ish-kryeministri Berisha, i cili është nga njerëzit që e ka sulmuar më së shumti ish-ministrin. Por kjo përplasje nuk është çudi, dhe fillesat e saj janë të hershme.
Tahiri i cili ka spikatur në Partinë Socialiste si zëdhënës në vitin 2007, siç duket dhe në këtë foto, me shkumës në dorë si një ‘nxënës shembullor’ po rreshton gënjeshtrat sipas tij, të qeverisë Berisha në atë kohë.
Nuk bëhet fjalë për një kartolinë të vërtetë, por një ilustrim që PS bënte ndaj premtimeve të parealizuara të qeverisë Berisha.
(M.Q/Faxweb)