17:33 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Foto e rrallë, zbardhet telegrami i Faik Konicës me sekretarin amerikan Frank Kellogg

20:41 | 03/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto e rrallë, zbardhet telegrami i Faik Konicës me sekretarin amerikan Frank Kellogg

Gazetari Iir Ikonomi duket se ka hapur arkivat, e në “gërmime” e sipër ka gjetur një foto të rrallë të Faik Konicës me Sekretarin amerikan të Shtetit, Frank Kellogg, e cila daton në 17 korrik 1926.

Mes rreshtave, gazetari na informon se Konica sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, e në atë kohë është pritur nga sekretari Kellogg. Fill pas takimit i ka dërguar një telegram Ministrisë së Jashtme në Tiranë.

Përmes këtij telegrami, fillon edhe gjeneza e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Ja një foto e paharruar: Faik Konica (majtas) me Sekretarin amerikan të Shtetit, Frank Kellogg, 17 korrik 1926.

Konica, i cili sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari Kellogg dhe, pas takimit, i dërgoi këtë telegram Ministrisë së Jashtme në Tiranë:

“Sot u poqa zyrtarisht me sekretarin e shtetit, domethënë Ministrin e P. Jashtme hon. F. B. Kellogg i cili më bëri një pritje kordiale. Qëndruam bashkë dhe për një fotografi. Presidenti Coolidge ndodhet larg me vakancë dhe kthehet në Washington pas pesë javësh…”

Kellogg, i cili kishte një prestigj të shkëlqyer në jetën politike amerikane, do të merrte tre vjet më vonë çmimin Nobel të Paqes.

U gëzova kur e gjeta fotografinë e rrallë që përmend Konica, sepse ajo shënon pritjen e parë që i bëhej një ambasadori shqiptar nga titullari i Departamentit të Shtetit. Pas disa javësh Konica u prit në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Calvin Coolidge, për të paraqitur letrat kredenciale.

Kështu filloi historia e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Roma mori nën kontroll punët e jashtme shqiptare.

SHBA u detyruan ta mbyllin legatën në Tiranë dhe të urdhëronin tërheqjen e përfaqësuesit të tyre diplomatik, Hugh Grant.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi ta njohë Konicën si përfaqësues të Shqipërisë në Uashington. Kjo zgjati deri më 24 qershor 1939.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rifilluan më 15 mars 1991. Them rifilluan, sepse ato nuk ishin ndërprerë ndonjëherë me ndonjë dokument zyrtar”, shkruan gazetari, bashkëngjitur fotove në fjalë./konica.al

 

Etiketa: konicatelegrami
Pas

Cilat janë 5 këngët shqip më të kërkuara në Shazam

Para

Vrasja e gjyqtares/ Flet i ati: Ishte vajza ime, s’ishte më gruaja e tij. Ja e vërteta e ndarjes

Para
Vrasja e gjyqtares/ Flet i ati: Ishte vajza ime, s’ishte më gruaja e tij. Ja e vërteta e ndarjes

Vrasja e gjyqtares/ Flet i ati: Ishte vajza ime, s’ishte më gruaja e tij. Ja e vërteta e ndarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet “Fito”, bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, fshihej në një bunker nëntokësor

Certifikimi i zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon ankimimin e Partisë Demokratike

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

4 miliardë euro kredi për blerje banese, bankat në Shqipëri Bankat rrisin financimin e huadhënieve

Sirenat e alarmit bien në jug të Izraelit, IDF: Po verifikojmë situatën

Tikhanovskaya: Opozita bjelloruse po forcohet. Mirënjohje për Kosovën dhe Shqipërinë

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

Hegseth mbron veprimet e SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran

Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë 18-vjeçari Camilo Nuin gjatë operacionit në gju

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.