Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike publikon dokumentin: Kryeministri miraton ndërtimin e Landfillit te Vlores, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Klodian Zotos. Ky denoncim është në vijim të akuzave që Partia Demokratike ka bërë për tenderat e inceratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë të përfituar prej Klodian Zotos.
Njoftimi i PD: Edhe landfilli i Vlorës shkon për Klodian Zoton
Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto.
I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën
;
I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;
Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore. Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabëe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive. Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.