Pak ditë më parë Elvana Gjata publikoi këngën e saj më të re me titull “A m’don” që u pëlqye shumë nga publiku dhe shumë të rinj e të reja kanë nisur të bëjnë video nën ritmet e kësaj kënge. Disa prej këtyre videove, Elvana i ka postuar në Instastory.
Mirëpo, në njërin prej postimeve ka rënë në sy një vajzë. Në momentin që hap InstaStoryn e këngëtares dhe shikon vajzën tek kendon, në mendje ke vetëm një emër: Elvana Gjata. Në pamje të parë ajo është si një kopje identike e Elvanës.
Ngjashmeria midis tyre është aq e pabesueshme sa nëse të dyja do shfaqeshin në të njëjtën rrugë do mendonin se këngëtarja ka një motër binjake.
Discussion about this post