Pas fotos zyrtare (të rastit) me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri Rama ka pasur një tjetër takim. Me presidentin turk Rexhep Erdogan. Në mediat turke është publikuar fotoja ku shihet dhe Rama, këtë herë i zhveshur nga kollarja me Erdogan.
Dy politikanët kanë diskutuar në kuadër të politikave të përbashkëta mes dy vendeve dhe në apektin ekonomik.
Rama nuk e fsheh buzëqeshjen në foton e shkrepur, ndërsa Erdogan shfaqet më i rezervuar. Takimet mes të dyve janë bërë të shpeshta kohët e fundit.
Prej disa ditësh Rama dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati janë pjesë e punimeve të Asamblesë në OKB.
Rama shoqërohet atje dhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila ka qenë dhe pjesë e fotos zyrtare me çiftin Donald dhe Melania Trump.
(E.K/SHUPLAKA)