Elseid Hysaj dhe Fiorenza, i kanë thënë “PO” njeri – tjetrit në dasmën e tyre VIP me më shumë se 500 të ftuar.
Cifti është kujdesur që momenti më i bukur i jetës së tyre të marrë formë në kështjellën legjendare në Kalanë Rozafa në Shkodër.
Elseid Hysaj thote po-në e madhe nga Kalaja e Shkodres.
I perlotur ai i thote Fiorit nese dashuria ime per ty eshte gabim eshte gabimi qe dua te bej cdo dite. Te dua.
Ndërsa Fiori mes 500 të ftuarve dhe shumë emocioneve, ka rrëfyer para tyre e vecanërisht djalit të vogël : “Para te gjitheve dhe vecanerisht para djalit tone te them qe do te dua gjithmone. Faleminderit qe bere jeten time nje përralle”
Mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren e tij, Fiorenza.
Edhe Fiorenza nuk është pak e njohur nga publiku, sepse në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave konkurrente.
Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili është I pranishëm në dasmën e tyre madje ka qënë vogëlushi ai i cili ka cuar unazat e dy prindërve në altar në ceremoninë madhështore në Kalanë Rozafa të Shkodrës