Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka zbuluar pa qëllim disa hollësi të marrëveshjes së tij me Meksikën lidhur me menaxhimin e numrit të madh të imigrantëve që po tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin mes dy shteteve.
Ai refuzoi t’i tregojë hollësitë e këtij plani para gazetarëve, duke thënë se ato janë sekrete. Sidoqoftë, ai e tha këtë ndërkohë po valëviste një letër që përmbante hollësi të marrëveshjes, e cila më pas u fotografua nga fotoreporterët.
Presidenti Trump e kishte bërë forcimin e kufirit me Meksikën një prej premtimeve kryesore të fushatës së vitit 2016, ndërsa marrëveshja e arritur me këtë shtet para disa ditësh me këtë shtet mundësoi shmangien e taksave ndaj mallrave meksikane.
Në këtë dokument shkruhet se Meksika është pajtuar për një afat kohor për t’i dëshmuar përpjekjet e saj për bllokimin e imigrantëve në kufirin me Shtetet e Bashkuara.
Nëse Shtetet e Bashkuara do të vlerësojnë se masat e ndërmarra nga Meksika nuk kanë sjellë rezultate të dëshiruara për zgjidhjen e këtij problem, Meksika më pas duhet të ndërmarrë masa më të ashpra ligjore.
Nderkohe, ministri i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, konfirmoi se vendi i tij i ka 45 ditë afat për të dëshmuar se është i aftë t’i pengojë imigrantët që ta kalojnë kufirin në mënyrë ilegale përmes forcimit të kufirit jugor me shtetet e Amerikës Qendrore, shkruan “BBC”,
Discussion about this post