Ditën e sotme qytetarë dhe aktivistë të shumtë protestuan përpara ambienteve të kryeministrisë kundër arrogancës qeveritare, dhe pro lirimit të 11 qytetarëve kuksianë që u arrestuan pak ditë më parë.
Mes pankartave të shumta të binin në sy dhe ato ‘’na arresto dhe ne”, apo ‘’nuk ke pranga për të gjithë”. Ndërkohë për t’i dërguar një mesazh nga Londra kryeministrit Edi Rama ka menduar dhe Genc Sejko, i njohur për memet e tij kundër qeverisë.
Me një pankartë me shkrim dore, mbajtur në protestë nga miqtë e tij, në mesazhin e Gencit shkruhej: Mos mi fshi mesazhet.
Shumë qytetarë, mes tyre dhe Genci jo pak herë janë censuaruar nga ana e kryeministrit Rama në profilin e tij në ‘’facebook”.
Edhe pse nuk është përdorur gjuhë fyese nga ana e tyre, duket se rojeve të facebook-ut të kryeministrit Rama nuk iu ka pëlqyer të thënurit e gjërave troç.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post