Një aksident i rëndë me kater të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, konkretisht në fshatin Omaraj.
Fax News ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shihet makina tip Golf që është pothuajse shkatërruar plotësisht, ndërkoë një nga të plagosurit është i shtrirë përtokë.
Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje se bashku me grupin hetimor per te hetuar rrethanat e plota te aksidentit, nderkohe te lenduarit jane transportuar per ne spital.
Njoftimi i policise:
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., tw cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(E.H/Faxweb.al)