Grabitet për herë të dytë brenda pak kohësh makina e një avokateje në qytetin e Elbasanit. Sonila Leçi nuk është një figurë e përfshirë në ndonjë aktivitet politik, ndërsa dëmtimi i mjetit dyshohet të ketë ardhur për shkak të detyrës.
Është intrigues fakti se grabitja ka ndodhur gjatë natës pranë drejtorisë së policisë ku prezenca e sigurisë pretendohet të jetë e lartë.
Mjetit të avokates Leçi fillimisht i është thyer xhami, ndërsa veç sendeve personale brenda ka patur edhe nevigatorin. Nga ana e policisë së Elbasanit nuk ka patur asnjë reagim për këtë ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)