Një automjet tip Audi A4 ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Çermes në Lushnjë. Mjeti drejtohej nga një femër, e cila po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e saj.
Makina doli nga rruga duke u përplasur me mbikalimin metalik. Nga kjo përplasje makina është shkatërruar, por fatmirësisht të dy personat nënë e bir nuk kanë pësuar lëndime.
Drejtuesja e automjeti ka deklaruar se mjetin e kishte marrë me qira, por ai kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit. Gazeta Shqip