Reperi Gjiko duket më i vendosur se asnjëherë më parë për të humbur kilogramët e tepërt, njëherazi për t’ju rikthyer peshës së tij të mëparshme dhe nga “vullneti i tij i hekurt” mund të themi se po ia arrin qëllimit.
Para vetëm dy ditëve partneri i moderatores së njohur Elita Rudi, tregoi përmes një postimi në Instagram se i është nënshtruar dietës ketogjenike (eliminimi i karbohidrateve dhe konsumimi i proteinave) për të rënë në peshë, mirëpo se sa kilogramë ka humbur, nuk na e tregoi.
Ndërkohë që së fundmi realisht jemi befasuar nga ajo çka publikoi këngëtari.
Gjiko ka humbur 10 kilogramë falë dietës në fjalë, ndërkohë në një postim pasardhës në Insta Story pohoi se ushqehet me një vakt në ditë që bazohet në dietën ketogjenike dhe bën CrossFit.