Një 21 vjeçare nga Kenti i Anglisë edhe pse e qëlluar 46 herë me thikë nga i dashuri i saj dhe e tradhëtuar ka vendosur ta falë atë.
Shannon Barnard është martuar në moshë të vogël me Michael Barnard, i cili e sulmoi pak ditë pasi ajo kishte zbuluar që ai e tradhtonte me një vajzë tjetër.
Nga goditjet 21-vjeçarja ka marrë dëmtime të rënda pasi 10 prej thikave që mori në bark i dëmtuan mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët. 14 goditje i mori në gjinj e në kraharor.
Të dyja mushkëritë iu çanë dhe bënë që vajza të rrinte 17 ditë në spital, por prapë, edhe pse gjatë sulmit ishte e sigurt që do të vdiste, sot ajo e ka falur bashkëshortin dhe shpreson të krijojë familje me të.
I riu është dënuar me 20 vite burg, por vajza thotë se vazhdon ta dashurojë dhe i bën thirrje burgut që ta lejojë ta takojë dy herë në javë.
(B.H/Faxweb)