Kenan Sofuoglu është sportisti që ka fituar më shumë tituj në “Moto2”, me pesë të tillë edhe pse është shoqëruar nga shumë dëmtime të njëpasnjëshme.
Por ai I ka habitur të gjithë me vendimin e tij më të fundit për ti dhënë fund karrierës së tij, njoftimin e ka bërë në rrjetet sociale, ku ndër arsyet që theksonte përveç dëmtimeve ishte dhe kërkesa e presidentit turk Erdogan.
Sofuoglu, kampioni numër 1 në “Moto2” ka njoftuar se do ti jepte fund karrierës në garën e kësaj fundjave në Itali.
“Pas dëmtimësh të shumta, frikës së familjes dhe mbi të gjitha, kërkesës nga Presidenti Erdogan, vendosa që t’i jap fund karrierës. Gara e kësaj jave në Itali do të jetë e fundit”, ka shkruar ai në rrjetin social “Instagram”.
Vendimi i tij për t’u tërhequr nga profesioni i zemrës, ka shkaktuar shumë debate dhe diskutime në rrjetet sociale, teksa shumë tifozë të tij jashtë Turqisë bëjnë me dije se kjo po shfrytëzohet nga presidenti për qëllime elektorale.
(B.H/FaxWeb)