Një koleksion supermakinash që i janë konfiskuar djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, janë nxjerrë në ankand në Zvicër. Makinat, janë konfiskuar nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi mbi Teodorin Nguema Obiang.
Makinat, mes tyre Lamborgini, Ferrari, Bentley dhe Rolls Royce, pritet të arrijnë në total një shifër prej 18.5 milionë eurosh.
Një Lamborgini Veneno Roadster, e vlerësuar në shumën e 6.2 milionë dollarësh dhe një Aston Martin One-77 Coupe, e vlerësuar në 1.7 milionë dollarë, janë përshkruar në dokumentat e ankandit si të rralla dhe mbresëlënëse.
Makina të tilla, sipas zyrtarëve, janë margaritarët e çdo koleksioni, por mundësia e pasjes së tyre, në një vend, të mbledhura bashkë, është vërtetë e jashtëzakonshme.
Dhe sipas zyrtarëve, interesi nga koleksionistët e botës, është veçanërisht i madh. Paratë e fituara do ti dhurohen një organizate humanitare në Guinenë Ekuatoriale, një ish koloni spanjolle ku varfëria është e madhe. Në total, janë 75 makina që do të shiten në ankand.