Ylli suedez Zlatan Ibrahimoviç ka ndarë një foto të lëndimit të tmerrshëm të gjurit që pësoi në vitin 2017, ku shumë prej tyre kishin frikë se do t’i jepnin fund karrierës së tij.
Ibrahimoviç, 36 vjeç, dëmtoi ligamentin e tij të kryqëzuar dhe meniskun gjatë një ndeshjeje të “Europa League” me Anderlechtin.
Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe vetëm tani i ka treguar pamjet e plagëve të mbetura, pas operacionit.
Zlatan e shoqëron foton me këtë status: “Ata thanë se kisha mbaruar, unë thashë jo!” Pavarësisht lëndimit të tmerrshëm në një fazë të tillë të vonshme të karrierës së tij, Ibrahimoviç vazhdon të luajë… dhe shënon.
(M.Q/Faxweb)