Ylli suedez Zlatan Ibrahimoviç ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një imazh nga dëmtimi i tmerrshëm i gjurit që ai pësoi në vitin 2017, ku shumë njerëz kishin frikë se do t’i jepte fund karrierës së tij.
Ibrahimoviç, 36 vjeç, pësoi një dëmtim të rëndë kur luante për Manchester Unitedin në një përplasje të Europa League kundër Anderlehtit në prill të vitit të kaluar.
Ai dëmtoi ligamentet dhe meniskun në gjurin e djathtë, nga një goditje. Sulmuesi veteran ka postuar një fotografi me gjurin e dëmtuar në Instagram dhe ka shkruar: Ata thanë që unë e mbarova karrierën. Unë thashë JO!
They said it was over. I said NO pic.twitter.com/6RqSB4zyHL
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) August 2, 2018
Ai u rikthye pas shtatë muajsh, ndërsa ai ka lëvizur nga United në LA Galaxy, dhe ende ruan një formë të mirë duke shënuar gola. Që nga koha sa ka kaluar në Amerika ai ka shënuar 15 gola në vetëm 17 ndeshje të MLS. duke përfshirë edhe hat-trickin e tij të parë në fundjavë. (B.H/Faxweb)