Presidenti Ilir Meta është takuar në Japoni me Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit “Nobel” për paqen ndërsa shprehet se kjo e fundit është shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën
“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkruan Meta përkrah fotos.
Presidenti mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito. Kreu i Shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio.
Sot Naruhito, 59 vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio.
Ceremonia u mbajt rreth orës 13.00-13.30 (me oren lokale te Japonise) rreth orës 06:00 me orën tonë. Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.
(F.GJ/FAXWEB.AL)