Braziliani Neymar i cili u transferua për shifrën rekord 222 milionë euro nga Bracelona për tek PSG vijon të jetë një ndër emrat më të përfolur të merkatos.
Së fundi ish-legjenda braziliane e futbollit Rivaldo ka thënë për ‘Marca’ se Neymar herët a vonë do të përfundojë tek reali i Madridit.
Fjalët e ish-yllit të Barcelonës, nuk lënë hapësirë për interpretim. “Për momentin duhet t’i besoj fjalës së tij, që do të qëndrojë te PSG, por nga ajo që did he nga komentet që dëgjoj, jam i prirur të mendoj se herët a vonë, do të përfundojë te Real Madrid”, deklaroi Rivaldo.
Rivaldo është i sigurt se Neymar i bashkohet Realit, pavarësisht faktit se një transferim tashmë është përjashtuar për këtë verë. “Është e qartë se Ney do të qëndrojë në Francë për një vit tjetër. Megjithëse tregu i transferimeve është kaq i çmendur, sot nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”.
“Duket e mundshme që ylli brazilian të qëndrojë në Francë të paktën edhe një tjetër vit. Gjithsesi, me një merkato kaq të çmendur, aq sa nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë ditë pas dite, ndaj gjithçka është e mundur deri në përfundimin e merkatos”, vijoi Rivaldo. (B.H/Faxweb)