Janë të dyja femra të suksesshme, kanë një diferencë moshe prej 40 vitesh dhe së fundmi kanë kurorëzuar martesën e tyre me njëra-tjetrën.
Këngëtarja Julia Zelg-De Freest, 24 vjeç, ka kurorëzuar dashurinë e saj me korrespondenten e politikës, Eileen Zelg-De Freest, 61 vjeç.
Njohja e tyre ka ardhur përmes rrjeteve sociale, dhe që prej takimit të tyre të pare, nuk janë ndarë më deri më sot ku së bashku jetojnë në Londër.
Ishte Julia ajo që mori hapin e para për të propozuar e më pas Eileen ia kthehu në të njëjtën “monedhë”, duke i kërkuar që të martohet me të, gjatë disa pushimeve në Brazil ku ceremonia u kurorëzua kohë më pas në Londër.
Discussion about this post