Një ndër lojtarët që është kërkuar më shumë nga kombëtarja kuqezi është Adnan Jonuzaj. Të gjithë tifozët shqiptarë u munduan ta bindin ish-lojtarin e Manchester United të vishte fanellën kuqezi.
Sulmuesi na refuzoi dhe pranoi ftesën e Belgjikës. Ai mori një rol zëvendësuesi dhe të parëndësishmi në një ekip me yje që herë ftohej dhe herë jo.
Lojtari i Real Sociedad-it mund të jetë penduar që ka zgjedhur Belgjikë, ndërsa ka postuar dy foto interesante nga varrezat e Jasharëve. Ai ka pozuar pranë mbishkrimit “Jeni gjaku që ndjejmë në vena, jeni fryma që ne gëzojmë”.
Një foto tjetër e ka postuar pranë varrit të Adem Jasharit.