Ka shkuar në 39 numri i personave të cilët humbën jetën nga nga rrëzimi i urës Morandi në autostradën A10 në Genova të Italisë, mes të cilëve dy shqiptarë, Marjus Derri dhe Admir Bokrina
Nga raportimet e mediave fqinje është mësuar se shumcia e personave që humbën jetën në këtë tragjedi, ishin të rinj në moshë.
Të ndodhur në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, jeta e tyre u pre në mes në pak sekonta.
Mediat italiane kanë arritur të idetifikojnë një pjesë të viktimave, duke përcjellë edhe fotot e tyre. Në mesin e vitkimave janë edhe tre fëmijë.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, pak orë më parë në një konferëncë për shtyp, ka deklaruar se nuk ka një bilanc zyrtarë të viktimave, dukeshprehur frikën e rritjes së numrit të tyre.
Mësohet se nga kjo tragjedi 16 janë të plagosur, ku12 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.
Ndërkohë qevria italiane ka shpallur ditën e shtunë ditë zie kombëtare, ku do të bëhet edhe ceremonia mortore e viktimave.
(E.V/Faxweb.al)