“Për ty Redona, t’kam Dashuri”, ka shkruar një qytetar shkodran në fletën e votimit ditën e djeshme.
Me sa duket personi në fjalë ka dashur t’i japë një vlerë votës së pavlefshme duke gëzuar personin e tij të zemrës.
Ndërkohë para pak minutash ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në gjithë Rrethin e Shkodrës, ndërsa ende pritet të kalkulohen shifrat ekzakte që shpallin fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, i cili kandidonte i vetëm në zgjedhjet e 30 Qershorit në garën për kreun e bashkisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post