Erërat e forta sollën probleme të shumta dhe në Vaun e Dejës. Për pasojë janë shkatërruar pjeserisht çati banesash apo magazinash të ndertuara me konstruksion llamarine. Gjithashtu ka probleme të furnizimit me energji elektrike në shumë zona. Ndërkohë nga raportimet e deritanishme situata në territorin e Vau Dejës paraqitet si më poshtë.
Në Njësinë Administrative Mnele, në qendrën shendetësore dhe në shkollë janë zbuluar çatitë .Ura që lidh fshatin Mnele me Vigun e quajtur ura e Gjinajve është e pakalueshme. Po ashtu edhe në banesat e banorëve ka zbulime të çative.
Në njësinë Administrative Hajmel rrjeti i energjisë elektrike është jashtë funksionit pasi ka shtylla të rrezuara dhe tela të këputur. Ka shumë banesa të cilat janë të zbuluara po ashtu edhe magazine.
Në njësinë Adm Bushat, dëmet janë tepër të larta konkretisht në fshatin Kosmaç ku pothuajse gjitha serat që ndodhen në këtë fshat jane të dëmtuara. Fatmirësisht deri më tani nuk paraqiten pasoja në njerëz. Por këshillohet që të bëhet kujdes nga drejtuesit e automjeteve pasi si pasojë e motit të keq jane krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Discussion about this post