“Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi” kanë qënë disa prej shkrimeve në muret e Kalasë së Himarës, ndërsa kanë qënë vizitorët ata që kanë denoncuar skandalin. Pas publikimit të lajmit punonjës të Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) kanë fshirë shkrimet, ndërsa gjurmët e shkrimeve kanë mbetur ende në mure.
Sipas punonjësit të kalasë së Himarës, Brahim Xhebro pas këtyre shkrimeve janë marrë masa që situata të mos përsëritet. Xhebro shton se shkrimet janë bërë kur Kalaja ka qenë jashtë shërbimit.
E megjithatë, në pikun e sezonit turtistik, kur fluksi i turistëve në këtë kala është i madh, masa paraprake e ndërmarrë për fshirjen e shkrimeve duket jo e mjaftueshme. Kjo pasi njolla të shkrimeve janë ende të gjalla në mure.
Himara shpesh herë ka qenë pjesë e polemikave midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. Polemika të tilla sjellin efektet e tyre dhe në popull e për pasojë kësaj here edhe në monumentet e kulturës. Një monument i cili ka rënë pre e parullave antishqiptare ka qenë dhe Kalaja e Himarës, në muret e të cilës perpara disa ditëve ishin shkruajtur parulla si “Himara është Greqi” apo “Kacifas Guma nuk vdesin kurrë”. Parulla këto antishqipetare të cilat shëmtonin imazhin e një prej monumenteve kulturore kryesore të Himarës. Parullat antishqipetare morën jehonë në media dhe tashmë mesa duket ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Kulturës e cila në bashkëpunim me DRKK Vlorë i ka fshirë.
Brahim Xhebro mirëmbajtesi i monumentit të kulturës së Kalasë së Himarës shprehet se të tilla parulla shkruhen nga fëmijë ose banorë të zonës të paguar për të bërë veprime të tilla. Parrullat në Kalanë e Himarës sipas Xhebro janë shkruajtur ditët e fundit nga persona të cilët e vizitojnë Kalanë gjatë kohës që nuk ka shërbim. Parullat tashmë janë fshirë dhe po merren masa për shtimin e sigurisë duke patur parasysh që për në Kalanë e Himarës ka dy hyrje dhe dy dalje, në mënyrë që asnjë person i indinjuar nga idetë antishqiptare të kryej më veprime të tilla, por kjo mbetet për t’u parë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)