Keisi Lushaj prej ditësh ka ardhur në Tiranë.
Ajo jeton në Kanada me familjen, por malli për partnerin e saj e ka bërë që të fluturojë përtej oqeaneve.
Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.
Dhe së fundmi me anë të një postimi Keisi ka treguar se i pret me padurim të hënat për të takuar partnerin e saj.
“Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, shkroi ajo sot në Instagram në një foto të bërë në mëngjes ku shfaqet e shtrirë, por gati për të dalë.
Dhe të hënat e saj paskan një kuptim të madh, pasi në një foto të dytë Keisi tregoi se po shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Fushë-Krujës.
Zakonisht në burgje nuk lejohen vizitat në fundjavë ndaj e hëna është dita që Keisi pret me padurim!