02:36 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Kërcënoi me armë djemtë e Spartak Brahos, kush është 26-vjeçari që u përfshi në sherr

07:45 | 27/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kërcënoi me armë djemtë e Spartak Brahos, kush është 26-vjeçari që u përfshi në sherr

Arbër Braho

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij, përmes të cilit tregonte se, me datë 18 Gusht në qytetin bregdetar të Durrësit është bërë një tentativë për vrasjen e djalit të deputetit socialist, Spartak Braho.(Lexo këtu)

Ndërkohë që janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me autorin që kanosi djalin e Spartak Brahos. Lajden Kadilli është 26 vjeçari, që u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, që degjeneroi në kanosje me armë.

Bëhet e ditur se Kadilli rezulton me precedentë penalë në të shkuarën. Gjatë ditës së sherrit me djemtë e deputetit socialist më 18 gusht, ai ka qenë bashkë me babain, Arjan Kadilli, të cilët kanë kërcënuar me armë Kreshnik Brahon.

Kadilli është shpallur në kërkim nga policia pas kanosjes me armë zjarri. Sherri ka lindur për shkak të një parkingu në pallatin ku banon djali i Brahos në qytetin e Durrësit. Lajden Kadilli ka lënë një motor në vendin e parkingut dhe pas sherrit, ai është rikthyer i armatosur duke kanosur 35 vjeçarin.

Lajden Kadilli

Mësohet gjithashtu se Lajden Kadilli ka qëlluar me qytën e automatikut xhamin e makinës ku ndodhej Kreshnik Braho dhe ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia sqaron se ishte proceduar penalisht djali tjetër i deputetit socialist, Arbër Braho, pasi kishte goditur me sende të forta forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Pas denoncimit tek Berisha, ka reaguar edhe Policia e Durësit e cila ka nxjerr dy njoftime njëri pas tjetrit ku tregon detajet e ngjarjes.

Në njoftimin e parë thuhet se është shpallur nga ana e saj në kërkim dhe po punohet  për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës

“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet  84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në këtë njoftim por inicialet nuk përputhen me emrin që ka treguar Berisha të djalit të Brahos.

Në këtë komunikatë thuhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa në denoncimin e Berishës për djalin e Spartak Brahos thuhet se quhet Arbër Braho. Pra sipas këtij versioni mund të arrihet në përfundimin se Arbër Braho të cilin e denoncon edhe qytetari tek Berisha, ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit që është bërë vëllait të tij, K.B për të cilin burimet thonë se quhet Kreshnik Braho.

Ndërsa në njoftimin e dytë, thuhet:

“Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

Pra ashtu sikurse e ka shprehur edhe “qytetari dixhital” tek Berisha se djali i deputetit ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj personave që i bënë atentat, edhe Policia jep të njëjtin version në këtë rast, përfshirë edhe inicialet “A.B-38-vjeç”.

Etiketa: atentat me armedjemtelajden kadillispartak braho
Pas

Mos e besoni po deshët, njerëzit në protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën

Para

I mbyllën emisionin, ironizon Kel Demi: Denoncoj Adi Krastën, duhet të punojë kokëulur vullnetar për…

Para
I mbyllën emisionin, ironizon Kel Demi: Denoncoj Adi Krastën, duhet të punojë kokëulur vullnetar për…

I mbyllën emisionin, ironizon Kel Demi: Denoncoj Adi Krastën, duhet të punojë kokëulur vullnetar për…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.