Këta janë dy të rinjtë 22 dhe 26 vjeç, që mbetën të vrarë sot në oborrin e qëndrës shëndetsore në qytetin e Patosit. Manol Rapaj emrin e vertetë Sabri Rapaj, nga Kuqar u vra me 7 plumba, ndërsa Elis Kapajt nga Kashishti ju gjetën në trup 5 plumba.
22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta. Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.
Konflikti kishte nisur më herët, ku para 3 ditësh ishin konfliktuar, dhe viktima Sabri Rapaj e kishte denoncuar gardianin Martin Skëndaj për kanosje në policinë Fier.
Ndërkohë që është marrë në pyetje autori, edhe babai i tij Aleksandri ka pohuar detaje tek grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i Fierit, Çlirim Sina.
Nga burime kofidenciale mësohet se autori ka pranuar krimin duke thënë se, po e kreva vrasjen.
Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol. Prindërit e saj teksa mësuan dashurinë e të rinjve komshinj, e martuan në Panahor të Ballshit sepse nuk ishin dakord.
Edhe atje viktima Manol, ka shkuar disa herë e ka takuar, gjë që ra në sy të njerëzve të burrit të saj që kanë bërë kallëzim në policinë e Mallakastrës.
Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit, por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.
Edhe pse disi më larg, pohojnë burime, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë. Kjo gjë u pikas nga mamaja e viktimës .
Tre ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por policia u njoftua dhe shkoi qetësoi situatën.
Mëngjesin e ditës së sotme ata janë zënë përsëri, aty Martini mësohet ti ketë thënë të atit, baba , lëre nuk na i ka fajin komshia, por motra që i shkonte në shtëpi.
Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti, raportojnë mediat lokale. Përsëri aty janë sharë e qëlluar, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur.
Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen e kanë rrëfyer mbi të me detaje.
Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.
(M.Q/Faxweb.al)