Mine Koka është gjyshja 80-vjeçare e cila erdhi që nga Mati për t’iu bashkuar prortestës së opozitës para Kryeministrisë , duke sfiduar moshën dhe shiun.
Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të PD për Matin, tregon se nëna 80 vjeçare kishte dëshirë që të vinte në protestë për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie.
Ajo ka udhëtuar mbi 100 kilometër rrugë për t’iu bashkuar protestës së 13 prillit dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirë, madje është shprehur se do të vij sërish në protestën e ardhshme për të rrëzuar qeverinë Rama.