Një tjetër vrasje me armë është shënur në orët e para të mëngjesit në vendin tonë, në Mamurras. Viktima është identifikuar si Indrit Pepa rreth 26-vjeç, i cili ka qenë dhe baba i një fëmije.
Vrasja ka ndodhur në lagjen ”Zef Hoti” në periferi të Mamurrasit. Policia ende po vijon hetimet, viktima është qëlluar disa herë me kallashnikov. Paraprakisht flitet se viktima mund të ketë pasur dje një konflikt të çastit me disa persona.
Mësohet se Pepa ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës pasi nuk i ka përballuar dot plagët e marra.
Kjo është vrasja e dytë brenda pak orëve në Mamurras, pasi mbrëmjen e djeshme pas një sherri të çastit mes adoleshentëve, një 15-vjeçar ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij.
Ndërkohë që duket se i veriu i vendit nuk po gjen gjetësi pas disa vrasjeve të ndodhura në seri në Shkodër, të cilat mbeten ende pa autorë. Pavarësisht disa aksioneve të ndërmarra nga ana e Policisë, ende nuk ka asnjë trembje të krimit përballë shtetit.
(E.K/FAXWEB.AL)