Një nga 19 viktimat që humbën jetën në Greqi nga përmbytjet masive ishte një shqiptar. 29-vjeçari shqiptar, Petro Koleci, nga fshati Koder, Livadhja i Bashkisë Finiq jetonte prej gati 25 vitesh në shtetin grek, ndërsa banonte në Mandra të Athinës, atje ku ishte edhe kryeqendra e përmbytjeve të mëdha.
Në shtetin grek ai punonte si hidraulik dhe trupi i tij u gjet mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës pasi ai rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Sjellim në vëmemndje që shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në Mandra, ku u dëmtuan qindra godina. Ndërkohë mijëra njerëz humbën mundin e një jete të tërë, shumë shkolla e fabrika u përmbytën. (J.V/Faxweb)