Pas aksionit të policisë, që çoi në zbulimin e laboratorit të heroinës në Has, është identifikuar një tjetër person, prej të arrestuarve të sotëm.
Mësohet se shtatasi i raportuar si F.C, është Flamur Bisho Çela, shofer i zjarrfikëseve të Shkodrës, prej 26 vitesh.
Sipas të dhënave prej zjarrfikësve në Shkodër bëhët me dije se që me datën 17 tetor ai ka marrë leje dhe nuk ka qenë në punë.
Burime pranë zjarrfikëses e përshkruajnë kolegun një person hallexhi i cili mezi shtyente muajin, me një banesë tejet modeste dhe shpeshherë kryente shërbime si bojaxhi jashtë orarit për të mbajtur familjen.
Kujtojmë se deri më tani është mësuar se katër të arrestuarit e tjerë, pronarët e shtëpisë, Xhavit e Mustaf Shuti, si edhe V .B., dhe A. Shuti.
(B.B/ Faxweb.al)