Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat e saj në mediat online.
Ajo shpenzon mjaft kohë në rrjetet sociale, ku vazhdimisht është pranë fansave me anë të fotografive që publikon nga përditëshmëria e saj.
Adelina ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë vëllaut të saj Edmondit.
Në mbishkrmin e fotos ajo ka shkruar: “Me mbretim tim”, duke bërë të ditur se vëllau është një ndër personat më të shtrenjtë për të.
Këngëtarja ka një motër më të vogël Dianën, si dhe një vëlla nga babai i saj, i cili prej vitesh jeton në Austri.