Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK, rreth 1 orë para se ai të shfaqej në një konferencë të njoftuar për mediat.
Meta u arrestua nga Operacionalja në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës.
Mbrëmjen e sotme djali i tij është parë nën shoqërinë e avokatit Genci Gjokutaj, teksa të dy janë futur për në ambjentet e Komisariatit Nr.3, aty ku po mbahet në paraburgim edhe Presidenti i Partisë së Lirisë.