Sara Hoxha është shtatzënë për herë të dytë. Trashëgimtarja e Top Channel dhe moderatori Ledion Liço janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, dhe këtë lajm e ka ndarë vetë Sara me ndjekësit në rrjetet sociale.
Me barkun e rrumbullakosur ajo me shaka shkruan se një tjetër ”kryeqytet” është rrugës për të ardhur në jetë, duke pasur parasysh se djali i parë i saj quhet London.
Kujtojmë se London ka bërë 2 vjet në muajin dhjetor, dhe çifti ka vendosur që të zgjerojë edhe më shumë familjen.
Pak kohë më parë Sara tregoi se ajo kishte pësuar dhe një abort para se të vinte London në jetë.