Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në qytezën e Belshit me pasojë plagosjen e një të moshuari.
Një makinë ka përplasur motocikletën dhe si rrjedhojë, ka mbetur i plagosur një i moshuar emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
I moshuari është dërguar në spital për kurim ndërsa Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe pasojat e askidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)