Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kombinat të Tiranës, ku një makinë është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike të tensionit të mesëm.
Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nuk dihet ende se cila është gjendja e drejtuesit të automjetit.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa OSHEE po merr masa për riparimin e dëmit.
(B.B/ Faxweb.al)