OSHEE ka reaguar pas djegies së transformatorëve në Elbasan. Përmes një njoftimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se ka qenë një avari në sistemin e shpërndarjes ajo që ka sjell flakët në nënstacion, duke lënë kështu pa energji për disa minuta zonat Librazhd dhe Përrenjas.
Po ashtu, në njoftimin e OSHEE theksohet se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/stacionit pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.
Operatori i Shpërndarjes raporton se janë rregulluar pjesa më e madhe e dëmeve të shkaktuara, ndërsa pritet të merren masa edhe për pjesën tjetër 10%.
Njoftimi i OSHEE:
OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie Nst Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth dhe mungesën energjisë elektrike për n/st Fiber, Librazhd dhe Prrenjas për afro 12 minuta.
Avaria ndodhi në Nst Kusarth si pasojë e djegies së dy transformatorëve, ku brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin.
– OSHEE thekson se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/st pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.
Djegia e transformatorëve, rreth orës 16:20, solli ndërprerje të energjisë elektrike për një pjesë të banorëve të Elbasanit.
Njesitë operacionale të OSHEE morën masat tekniko-organizative në
menyre paralele ne zonat e tyre te pergjegjesisë duke rikthyer energjinë për qytetin përmes skemave unazë.
Brenda 30 minuta u futën në punë 7 fidera, duke risjellë furnizimin për lagjet “Syrja Dylgjeri” dhe “28 Nentori”, zonat rreth Pallati Sporti, Tatim Taksa, Dogana, “Sul Papri”, Banka, Telekomi, “Luigj Gurakuqi”, “Kongresi Elbsanit”, “Brigada 17 Sulmuse”, Teatri, Bashkia Prefektura, “Çlirimi”, “Derada”, Stacioni Trenit, “Beqir Dardha”, Sigurimet Shoqerore, Skenderbej dhe Shënkoll, “Partizani” dhe “Dyl Syrja”.
OSHEE është duke punuar nëpërmjet konfigurimit te skemave për të furnizuar edhe pjesën e mbetur të abonentëve (afro 10%).