Familjarët e Kostantinos Katsifas kanë tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu i Spitalit të Gjirokastrës dhe e kanë transportuar atë drejt Tiranës.
Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Katsifas, ka mbërritur në Tiranë dhe është në morgun e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, ku do t’i ushtrohet një tjetër ekspertize mjeko-ligjore. Ndërkohë më herët familjarët e 35-vjeçait grek nuk kanë pranuar të tërheqin trupin pa ekspertizën mjeko-ligjore nga ana e mjekëve grekë. Në Gjirokastër pak para nisjes së trupit për Tiranë mbërriti edhe një mjek grek.
Më herët Fax News ka kontaktuar mjekët e ekspertizës shqiptare, të cilët kanë zbuluar se viktima është qëlluar me dy plumba në mushkëri dhe në gjoks, jo në kokë siç ishte thënë më parë.
Kostantinos Katsifas, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat të dielën e kaluar.

(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post