Mbrëmjen e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjën “Dardania” në Kosovë, ku mbeti i plagosur Met Elshani i cili është menaxheri i reperit të njohur Fero dhe këngëtares Rina Balaj në kompaninë muzikore “On Records”. Disa të tjerë e mbajnë mend si ish-menaxheri i këngëtares Kida apo vëllezërve Mozzik dhe Getinjo.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë ai foli dhe për mediat duke treguar se nuk i ka parë autorët.
Gjithashtu u tha se policia ka arrestuar tre të dyshuar për ngjarjen ku ishte i përfshirë dhe Fero.
Por sot reperi ka lënë ka vendosur ta kalojë fundjavë të bukur me të dashurën e tij Arbenitën.
Ata duken mjaft të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Discussion about this post