Anija Dragamina e Madhe – 111 e akostuar prej vitesh në hyrje të tuneleve të Marinës në portin detar të Shëngjinit, gjatë mbrëmjes së kaluar, ka marrë ujë brenda saj nga moti i keq dhe si pasoje është mbytur deri në kuvertë.
Shkak për këtë mbytje është bërë vjetërimi i anijes, pasi nuk ka mirëmbajtje dhe nuk ka lundruar prej vitesh.
Anija është zhytur në një thellësi preh 6 metrash dhe ka qenë prej kohësh jashtë funksioni.
Ende nuk ka një informacion të saktë nëse është apo jo jashtë organikës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.