Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin pas tërmetit, Arben Ahmetaj dhe ministren e Kulturës Elva Margariti kanë prezantuar ditën e sotme projektet e rindërimit për zonat në Durrës, Tiranë dhe Laç.
Kryeministri madje ka prezantuar një video-projekt për ndërtimin e shtëpiave individuale në zonën e Thumanës, ku shihet ndërtimi i godinave njëkatëshe, të cilat janë në harmoni me natyrën dhe shumë komode.
Si çdo prezantim të video-projekteve nga ana e qeverisë (kujtojmë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Kukësit dhe rrugës së Arbrit, të cilat janë akoma projekte 3D!), plani i ndërtimit të banesave duket shumë i përshtatshëm për familjet.
Me barbeque, me verandë dhe oborre të mbuluara nga pemët, Rama deklaroi sërish se brenda vitit 2020 shtëpitë individuale për banorët do të jenë ndërtuar të gjitha që familjet e prekura nga tërmeti të kalojnë Vitin e Ri në shtëpi.