Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë sot përpara Gjykatës ku do të rivlerësohet masa e sigurisë që është dhënë ndaj tij.
Prokuroria ka kërkuar që masa për Balliun të jetë arrest me burg shtëpie, pasi ka shqytuar të gjitha provat dhe pamjet filmike që rëndojnë ndaj tij.
Ndërkohë që për tre banorët e Astirit që u arrestuan së bashku me Balliun, nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Ish-deputeti demokrat u arrestua ditën e martë, teksa po protestonin së bashku me banorët e Astirit kundër kryeministrit Rama, që po vizitonte fabrikën e Miellit, dhe nuk u ndal që ti takonte.
Për shkak të përplasjeve me policinë, disa prej banorëve mbetën të lënduar, dhe morën ndihmë në spital.
Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës është duke u pritur vendimi, ndërsa janë mbledhur banorë dhe ish-deputetë të PD në mbështetje të tyre.
(e.k/faxweb.al)
Discussion about this post